Tifozët holandezë, por edhe italianë kanë ditë që kanë mbërritur në Tiranë dhe sot prurjet do të kulmojnë.
Nesër zhvillohet ndeshja e madhe Roma ‐– Feyenoord dhe pritet të ketë emocione të mëdha, por edhe probleme në menaxhimin e emocioneve dhe përplasjeve midis ultrasve të të dy ekipeve.
Tifozët e Feyenoord njihen si problematik dhe kudo e shfaqin temperamentin e tyre. Në rrjet po qarkullon foto e mëposhtme ku duken dy të rinj holandezë duke bërë veprime jo etike te autobusi i skuadrës italiane. Ata shfaqen duke kryer nevojat e tyre dhe duke e filmuar këtë skenë, përballë hotelit ku do të grumbullohet skuadra e Romës në Tiranë. Gjest i shëmtuar që është kritikuar edhe në rrjetet sociale.
Tifozët e Feyenoord gjeste të ulëta në Tiranë.
Leave a comment Leave a comment