Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se një efektiv policie me iniciale L.Z. ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij C.S. Ky i fundit është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Ndërkohë autori është mbajtur në komisariat dhe po merret në pyetje nga kolegët e tij në lidhje me rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.