22 MAJ 1984
Revolta e të burgosurve të Qafe Barit.
Nderim dhe përulje me respekt para heroizmit të të burgosurve politik të kësaj revolte të cilët me qëndresën dhe sakrificat e tyre tronditën regjimin mizor diktatorial komunist.
Lavdi dhe i përjetshëm kujtimit të martirëve të kësaj revolte Sokol Sokoli e Tom Ndoja.
Kurrë nuk duhet të harrojmë se çfarë diktatura e egër komuniste i solli popullit dhe kombit tonë.
Sakrifica dhe çdo akt antikomunist i atyre që u përballën me këtë regjim ndër vite, duhet të na shërbejnë të gjithëve për të qenë gjithmonë bashkë jo vetëm në dënimin e krimeve të tij, por edhe për një reagim të fortë sa herë që shenja të këtij regjimi shfaqen hapur e ngrenë krye.
* Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit