Ditën e sotme në Kuvend do të diskutohet për projekt ligjin për menaxhimin e Butrintit. Kjo ka bërë që një përfaqësi nga shoqëria civile të dalin në protestë para Kuvendit, duke kërkuar që të anulohet.
Ish- drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe ka deklaruar se specialistët nuk janë pyetur për këtë çështje. Ai shton se në krye të këtij projekti qëndron një anti-shqiptar dhe se ky plan është qesharak.
“Në shtëpinë tonë ne do jemi mysafirë. Fitimi i kalon fondacionit dhe jo shqiptarëve”, deklaroi arkeologu i njohur