Dua Lipa është duke udhëtuar në shumë shtete të Europës, në kuadër të turneut “Future Nostalgia.”
Këngëtarja e famshme ka mbërritur para pak ditësh në Gjermani.
Ajo u shfaq të shtunën, një ditë para koncertit të së dielës, rrugëve të Mynihut ku binte në sy sharmi i saj dhe veshjet e kombinuara mrekullisht duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të tjerë.
Dua, s’e ka kontrolluar dot tundimin, për t’u zhveshur dhe shfrytëzuar ditët me diell për të marrë rreze buzë lumit në kryeqytetin bavarez.