Njoftimi i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale
Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit të votimit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD për të monitoruar si dhe për të marrë cdo masë në kohë reale për cdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët.
Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm të zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike me parimin “një anëtar një votë”.
Janë hapur të 108 qendrat e votimit në të gjitha degët e PD.
Procesi ka filluar e vijon normalisht.