Një ditë më parë, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se i kishte raportuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, inkursionet turke në hapësirën ajrore greke, duke përfshirë fluturimet e paautorizuara mbi disa ishuj të mëdhenj grekë.
Turqia ka hedhur poshtë akuzat se avionët e saj luftarakë kryenin fluturime të paautorizuara ushtarake mbi ishujt grekë dhe akuzoi Greqinë për “fluturime provokuese” pranë kontinentit turk, raporton AP.
Ministria e Jashtme e Turqisë tha se akuzat greke “nuk pasqyrojnë të vërtetën”, duke këmbëngulur se avionët ushtarakë grekë shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore turke mbi qytetet Didim, Datca dhe Dalaman, në jugperëndim të vendit.