Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda.
Në fakt kjo po ndodh dhe grupe të shumtë vizitorësh kanë mbërritur që nga dje në Tiranë.
Miqtë nuk janë vetëm italianë dhe holandezë, por edhe nga shtete të tjera.
Gjithë kapacitetet e hotelerisë janë rezervuar dhe restorantet e qendrës së Tiranës po ndihen të kënaqura nga xhiruar ditore.
Interesante është fakti që në këtë festë sportive janë përfshirë mosha të ndryshme, femra dhe meshkuj.
Guidat turistike janë në lëvizje duke udhëhequr grupet e para që kanë mbërritur dhe ata i sheh në Sheshin “Skënderbej”, në pedonale, te kompleksi i shërbimeve “Kalaja e Tiranës”, etj.
Festë e madhe sportive, festë e madhe turistike dhe promovimi.