Nesër, më dt 22 maj, demokratët ju drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
Në garë janë vetëm dy kandidatë, ish kryeministri Sali Berisha dhe ish kryetar i qarkut Kukës Ibsen Elezi.
Të gjitha degët e PD-së në Tiranë dhe rrethe kanë ngritur komisionet përkatëse dhe kandidatët kanë të drejtë të caktojnë vëzhgues në çdo qendër votimi.
Sigurisht që lideri historik Berisha shkon me siguri në këtë garë, por edhe Elezi ka pritshmëritë e tij.
Para dy ditësh Elezi kërkoi shtyrjen në kohë të zgjedhjeve dhe shprehu vërejtje për proçedura, por do të vazhdoi garën, u shpreh ai.
Tashmë fleta e votimit është printuar dhe aktivistët e PD-së kanë filluar të deklarojnë mbështetjen për njërin apo tjetrin kandidat.
Nesër, në mbrëmje, Partia Demokratike e Shqipërisë do të ketë kryetarin e saj, mbas dorëheqjes së z.Lulzim Basha dhe kundërshtisë së një pjese të grupit parlamentar drejtuar nga Enkelejd Alibeaj