Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, që dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të automjeteve.
Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Cloned key” u arrestuan shtetasit Eriseld Polisi, Elvir Sulce si dhe Luigj Totokocopullo.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cloned key”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe vjedhjes së automjeteve.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.
Vidhnin automjete duke përdorur çelësa të klonuar, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.
Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjes së automjeteve, me anë të çelësave të klonuar.
Sekuestrohen një automjet i dyshuar i vjedhur, targa të vjedhura, një armë zjarri kallashnikov, shkop gome, radio policie dhe një automjet që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore.