Kreu i shtetit, Ilir Meta, nga ambientet e presidencës në konferencë shtypi me mediat, ka vlerësuar miratimin e rezolutës për Shqiperinë në Parlamentin Evropian, por ka renditur te gjitha shqetesimet e ngritura ne raport dhe detyrat qe ka më tej vendi ynë.
“Janë evidentuar të gjitha problemet që deri tani e kanë bërë të pamundur perparimin evropian të vendit tonë theksoi në fjalën e mbajtur.
“Meqë keni qenë të angazhuar me ecurinë e negociatave mendova një ditë më të qetë për çështjen e çeljes së negociatave me BE.
Dua të vlerësoj sot rezolutën e miratuar në PE. Dua të vlerësoj mbështetjen e gjerë politikë ndaj perspektivës për anëtarësim të plotë të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën e drejtpërdrejt të përshkrimit të situatës në vendin tonë e atyre detyrave që pritet të përmbushen nga Shqipëria në vazhdim.
Rezoluta kujton se anëtarësimi përfundimtar varet nga reforma të qëndrueshme, te thella e pakthyshme, duke nisur nga sundimi i ligjit.
Rezoluta shpreh shqetësim për klimen e polarizuar politike e mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm partiak.
Shpreh keqardhje për ndryshimet jokonsensuale të kushtetuës e kodit zgjedhor nga mazhoranca qeverisëse para 25 prillit.
Rezoluta bën thirrje politikës shqiptare të tregojë maturi, të rrisë demokracinë e integritetin konkurrues brenda partiak.
Shpreh shqetesim për mungesën e dënimeve përfundimtare për rastet e blerjes së votës.
Shpreh nevojën për të përmirësuar demokracinë pjesëmarrëse përfshirë
miratimin e një ligji për referendumet.
Shpreh nevojën për përmirësim urgjent të lirisë së shprehjes.
Shqetësohet për mungesën e progresit se ka rënë me 8 vende për lirinë e shtypit.
Kërkon që autoritetet të zbatojnë politikë të tolerancës zero kundër frikësimit e dhunës ndaj mediave.