Nga ing Fatmir Brazhda
Festa e Parkut Kombëtar “Shebenik”
Parku Kombëtar “Shebenik” shënon sot 14-vjetorin e themelimit të tij i mbajtur çdo vit në 2️⃣1️⃣ Maj në “Fushë Studën” si një nga atraksionet më të bukura turistike.
Vallet tradicionale, kultura, panairi i produkteve bio, janë mënyrat më të mira për promovimin e kësaj zone.
Edhe natyra të rrëmben për të shijuar çaste të gëzueshme në këtë park, i cili në të vertetë këtu fillon por që ka edhe shumë vlera dhe mrekulli të tjera natyrore.
Përvec komunitetit të zonës të cilët cdo vit pasurojnë festën me gatimet tradicionale, një bashkëpunim i shkëlqyer ka qenë ai me “Qendrën Kulturore Librazhd” të cilët kanë përcjellë vlerat kulturore të zonës së Parkut Kombëtar “Shebenik” nëpërmjet këngëve e valleve tradicionale. Shkolla e Mesme e Bashkuar Zgosht me grupin Junior Ranger kanë ndarë informacionin për vizitorët që morën pjesë.
Një falënderim shkon për të gjithë kontibuesit e kësaj feste #AlbNatyra #Agrien #worldvision #Pont #ppnea