Kuvendi i Shqipërisë, të hënën dy seanca plenare.
Ditën e hënë Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit pranë Kuvendit. Mësohet se në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare, e cila në rendin e ditës do të ketë çështjet e parashikuara në Kalendarin e Kuvendit.
Ndërkohë, në orën 18:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.