Kim Jong-un ka urdhëruar të prekurit koreano-veriorë nga Covid që të bëjnë gargarë me ujë të kripur për të shëruar virusin, shkruajnë mediat shtetërore.
Javën e kaluar u bë i ditur një shpërthim i Covid, dhe ekspertët paralajmëruan se mund të shkatërrojë një vend me furnizime të kufizuara mjekësore dhe pa program vaksinash.
Më shumë se një milion njerëz janë të sëmurë nga ajo që Pheniani po i referohet si ‘ethet’, thanë mediat shtetërore, pavarësisht se udhëheqësi Kim urdhëroi karantinë totale në përpjekje për të kufizuar përhapjen e sëmundjes.