Një tjetër fëmijë ka vdekur nga sëmundja misterioze e hepatitit, që ka shpëerthyer së fundmi në SHBA.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore.
Zëvendësdrejtori për sëmundjet infektive në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi vdekjen e fëmijës në një konferencë për shtyp duke thënë se u raportua një ditë pasi agjencia përditësoi numërimin e rasteve.
Në total, 180 raste të hepatitit janë zbuluar në 35 shtete dhe ka shumë gjasa që sëmundja të zbulohet në zona edhe më të populluara.