Anthony Albanese është shpallur fitues i garës elektorale në Australi, duke marrë postin e kryeministrit me Partinë Laburiste. Australia ka zgjedhur qeverinë e parë të saj laburistë në një dekadë.
Anthony Albanese, 59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesa sociale vetëm me nënën, e cila kishte si burim të ardhurash vetëm pensionin e invaliditeti. Albanese shpesh e ka përmendur edukimin e tij si bazë për ecurinë e tij drejt politikës.
A ka Albanese prejardhje shqiptare?
Anthony Albanese është i biri i Carlo Abanese-s nga Barletta e Italisë dhe Maryanne Ellery, australiane me prejardhje irlandeze.
Qyteza Barleta shtrihet në jug të Italisë, në rajonin Apulia. Sipas faqes greke, “Greek City Times”, në Apulia jeton një komunitet i madh i arbëreshëve. Besohet se atje jetojnë rreth 100.000 arbëreshë dhe se nga ky komunitet e ka prejardhjen edhe babai i politikanit australian, që tashmë është kryeministër.
Një shenjë e fuqishme për prejardhje arbëreshe është mbiemri “Albanese”, që nga të gjithë dihet se dmth Arbëreshë