“Në kalendat greke”, kjo është një shprehje e përdorur në politikë, filozofi, letërsi, komunikim dhe dialog të zakonshëm.
Në fakt është përkthim i motos latine ‘ad kalendas graecas’, nxjerrë nga libri “Jeta e Augustit” me autor Svetonio.
Zakonisht kjo shprehje përdoret për të përcaktuar një kohë që nuk do të vijë kurrë, për të treguar diçka që shtyhet për një datë të papërcaktuar.
Kjo vjen nga fakti se kalendari grek, ndryshe nga ai romak, nuk parashikonte kalendat, ose ditët e para të muajit. Pra të thuash kalendat greke, është si të mbështesësh një absurditet, një kohë që nuk ekziston.
Kalendat Greke – Çfarë kuptimi ka kjo shprehje ?
Leave a comment Leave a comment