Kështu ka pohuar Fatos Lubonja te emisioni “Open” në News24 me Eni Vasilin
Ndërsa biseda trajtonte operacionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit në Elbasan, z.Lubonja ju është referuar shifrave të mëposhtme:
“Është bërë një investigim për 2018-2020 dhe numri i të arrestuarve për kokainë në Europë është 266 shqiptarë, brazilianët 255 dhe Kolumbia me 156. Kjo është alarmante. Brazili është 212 milion banorë ne 2 milion e ca.Ky numër që ne jemi kampion, tregon që jemi shoqëri që prodhon krim 100 herë më shumë se Brazili. Këto kriminelë, unë nuk shoh gjë për SPAK siç e përfytyroj unë SPAK, shoh se sikur janë në botën e nëndheshme të krimit ku zbriti policia dhe i gjeti sikur kjo bota ska fare lidhje me botën tonë. Në fakt e nën-dheshmja ka kap të mbi-dheshmen. Nga SPAK pritet që të nxjerrë çfarë është bërë në dhjetë vjet që të kapen këto persona”