NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    6 days ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    1 week ago
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    2 weeks ago
    Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Albert Avduli Udhëpërshkrim
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
“Paketa e Maleve”/ Rama në Theth: Ju më keqkuptuat! Unë thashë do legalizojmë objektet ekzistuese, jo ndërtoni të tjera pa leje
Kryesore
Irena Beqiraj/ “Kryengritja e Lekut”–ky sukses sureal i qeverisë që nuk mundi të ulë çmimet .
Të tjera
Malet janë të malësorëve, jo të çakenjëve/ Bardh Spahia: KRIMINELI KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT!
Kryesore
Presidenti Begaj priti letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Meksikës
Të tjera
A duhet hetuar drejtësia për pengim të drejtësisë dhe zbulimit të të vërtetës?
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Albert Avduli Udhëpërshkrim

Neutrale
Last updated: 2022/05/20 at 10:26 AM
Neutrale 4 years ago
Share
Albert Avduli Udhëpërshkrim
SHARE

Fundjavë në Mallakastër.
Bylisi, i vjetër sa bota, i lart sa mali, i qartë si Vjosa, i paqtë sa ulliri.  Amfiteatri është atje. Vetëm 140 km nga Tirana.

Bylis
Qyteti Ilir i Bylisit ndodhet 140 km nga Tirana, 35 km nga Fieri, 10 km nga Ballshi dhe 1 km nga qendra e fshatit Hekal.

I themeluar ne vitet e para te shek.IV.p.e.s. qyteti shumë shpejt u pajis me monumente të rëndësishme të tilla si:
Muri rrethues me gjatësi 2,2 km, gjerësi 3,5 m dhe lartësi deri në 9 m,  duke përfshirë brenda tij një sipërfaqe prej 30 ha.
Qyteti kishte agoran e tij, monedhën, amfiteatër, punishte, portikë mermeri, mozaikë që ruhen mrekullisht, godinat e parisë, depozitat e ujit etj.
Qyteti u rrënua dhe braktis në shekullin VI të e.r, pra 10 shekuj jetë politike, ekonomike, kulturore.
Ai ndryshon me qytetet e tjera të periudhës helenistike. Studiuesit pohojnë se ai nuk është një kopje e qyteteve helenistike greke, por një formë tjetër nga pikëpamja e vendosjes dhe jo në atë të ndërtimit urbanistik. Ai ruhet mirë si rrënojë, sepse nuk ka qenë i banuar në periudhat e vona.

Megjithatë, vizitorët që shkojnë në Bylis mrekullohen jo vetëm nga monumentet historike, por edhe nga pamja që shfaqet nga ajo lartësi.  Nga aty mund të shohësh gjysmën e territorit të Shqipërisë. Në qiell të kthjellët, syri ta kap Janinën, Tomorrin, Detin Adriatik, Sazanin, Karaburunin, Zvërnecin dhe Fushën e Myzeqesë.

Bazilika “Fjetja e Hyjlindëses” në Ballsh

Fillimisht bazilika është ndërtuar në shekullin VI dhe ka pasur dy faza rindërtimesh, në shekullin XI dhe në shekullin XII. (A. Meksi,
Për ndërtimin e kishës janë përdorur materiale nga kishat paleokristiane të Bylisit, si pjesë kolonash, kapitele, pilastra, bazamente etj. Një ndër elementët arkitektonikë paleokristianë që janë gjetur në kishën e Ballshit është një kolonë monolite, në të cilën është gdhendur vertikalisht mbishkrimi i Pakatianoit. Mbishkrimi është zbuluar në vitin 1904 nga profesori i Universitetit të Vjenës, Karl Patch. Ai është gdhendur në një pilastër monolit prej mermeri të bardhë. Pilastri është zbukuruar me vile rrushi dhe gjethe hardhie.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, një oficer austriak i quajtur Kamilo Prashniker zbuloi në Ballsh të Mallakastrës një mbishkrim në greqishten bizantine të gdhendur në një shtyllë mermeri të lartë 1.60 metra: shqipëruar “….u pagëzua sundimtari i Bullgarisë Borisi Car, i quajtur Mihal së bashku me popullin e tij, të dhënë prej Perëndisë në vitin 6374”. Ky vit përkon me vitin 866 pas Krishtit.

Ku mund të ndalni tjetër në atë zonë ?
Vetëm 2 km nga Bylisi ndodhet fshati Klos. Rrënojat e një tjetër qyteti Ilir do të vizitoni aty, është Nikaja e antikitetit ose qyteti mëmë i Bylisit sikurse konsiderohet.
Nga aty(Klosi), për pak minuta zbret në rrugën nacionale Fiet – Tepelenë. Ndanë rrugës të shfaqet një park rrepesh e plepash. Në midis tyre, si nimfë rrëshqet lumi Vjosë, që të pret gurgulluese, e egër, mahnitëse.
Është fshati Poçem, ku basenet nënmal të ujit mineral shpërthejnë në çdo shkrep shkëmbi. Restorantet janë të vendosur me kolona mbi ujin e ftohtë akull. Shumëllojshmëri gatimesh, por mos harroni, jeni në Mallakastër, mishi i kecit piqet në syrin tuaj, më të shijshëm s’e keni gjetur as në Llogara, as në Theth, as në Voskopojë. Shijen e rrallë e jep kullota mesdhetare, gryka e Vjosës sjell nga deti Adriatik, jodin dhe kripën mbi korijet, kullotat, fushat.
Një restorant klasi e gjeni edhe brenda parkut arkeologjik.
Një këshillë për grupet rinore që mund dhe duhet të shkojnë në ato destinacione historike, në restorantet e zonës mund të hasni grupe me 5 apo 6 vetë, që mbasi kanë pirë disa gota, ja marrin një labçe të shtruar. Bëni iso me ta, mos kini ndroje se nuk bie shi mbas polifonisë. Gjithashtu mos refuzoni, kur t’ju qerasin, djemve me ndonjë birrë ose gotë raki dhe vajzave ndonjë Coca-Cola.
Theksoj se çmimet e ushqimit apo hotelerisë janë më të mirat nga çdo trevë tjetër
Jo vetëm në restorante mund të ushqeheni, por mund të merrni ushqim me vete dhe vendoseni në livadhet e bukura, mes rrepeve shekullor, buzë Vjosës.
Është destinacion mbresëlënës fundjava në Mallakastër.
Ju mund të kaloni ditën me vizita e foto në ato objekte dhe për 40 minuta gjendeni në Vlorë ose për 75 minuta shëtisni te “Sokaku i të marrëve” në Gjirokastër.

TAGGED: Lajme
Neutrale May 20, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

“Paketa e Maleve”/ Rama në Theth: Ju më keqkuptuat! Unë thashë do legalizojmë objektet ekzistuese, jo ndërtoni të tjera pa leje
54 minutes ago
Irena Beqiraj/ “Kryengritja e Lekut”–ky sukses sureal i qeverisë që nuk mundi të ulë çmimet .
5 hours ago
Malet janë të malësorëve, jo të çakenjëve/ Bardh Spahia: KRIMINELI KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT!
9 hours ago
Presidenti Begaj priti letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Meksikës
10 hours ago
A duhet hetuar drejtësia për pengim të drejtësisë dhe zbulimit të të vërtetës?
1 day ago

“Paketa e Maleve”/ Rama në Theth: Ju më keqkuptuat! Unë thashë do legalizojmë objektet ekzistuese, jo ndërtoni të tjera pa leje

Irena Beqiraj/ “Kryengritja e Lekut”–ky sukses sureal i qeverisë që nuk mundi të ulë çmimet .

Malet janë të malësorëve, jo të çakenjëve/ Bardh Spahia: KRIMINELI KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT!

Presidenti Begaj priti letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Meksikës

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?