Në autostradën Kalimash – Morinë, rreth orës 04:00, në afërsi të urës së Kolshit, një automjet tip “Benz”, ku udhëtonin dy të rinj ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Për pasojë ka humbur jetën 25 vjeçari me iniciale A. Rr., nxjerrja e trupit të së cilit është bërë nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses.
Ndërsa 19 vjeçari Xh. L ., është dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.