Mëngjesin e kësaj të enjte është regjistruar një tragjedi në det. Anija italiane ‘Franco L’ është mbytur në brigjet e Barit. Sipas medieve italiane nga ngjarja kanë mbetur të vdekur 4 persona dhe është zhdukur 1 tjetër.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00. Anija ishte nisur nga Ankona dhe destinacion kishte Shqipërinë. Pas ngjarjes drejt anijes janë nisur helikopterë të mbrojtjes si dhe anijet për të shpëtuar marinarët që gjendeshin në bord.
Dy nga 4 viktimat janë pikasur nga një rimarkiotor kroat, teksa dy të tjerët nga një avion. Ndërkohë personi i gjetur është komandanti i anijes, një 63-vjeçar sicilian. Ky i fundit ndodhet në spitalin Policlinico di Bari. Shkak i tragjedisë është bërë era e fortë dhe moti i keq dhe i paqëndrueshëm