Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 në selinë e PD-së, ku do të vijohen konsultimet për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Kujtojmë se ditën e sotme, u zhvillua një mbledhje e grupit parlamentar të PD-së. Në mbledhje u propozuan 10 emra dhe Enkelejd Alibeaj i prezantoi grupit parlamentar hapat që propozon për t’u ndjekur deri në zgjedhjen e Presidentit.
Simbas tij, fazat që duhen ndjekur deri në zgjedhjen e Presidentit të jenë si më poshtë:
• Grupi i PD zgjedh 4 kandidate
• Pala tjeter (aleatet) perzgjedhin 2 kandidate
• Ngrihet nje grup i perbashket PD – PS me 6 anetare dhe zgjedh 1 kandidat
• Kandidati propozohet me firma te perbashketa PD-PS”.

