Shfaqja e sëmundjes në Itali është paralajmërim edhe për vendin tonë nisur nga fakti i ndërveprimit intensiv midis dy popujve.
Njoftimet zyrtare bëjnë me dije se nuk është zbuluar ende mënyra se i infektuari ka rënë në kontakt me virusin, ndërsa mësohet se po trajtohet në spital.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
Për sa i përket vendit fqinj, mjekët në spitalin e sëmundjeve infektive kanë diagnostikuar rastin e parë në Itali. Bëhet fjalë për një të ri, i cili së fundmi ishte kthyer nga pushimet në ishujt Kanarie. I infektuari ndodhet në izolim, deri më tani gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.