Sot, Gjykata e Apelit ka hedhur shortin dhe caktuar gjyqtarët që do të kenë në dorë fatin e ecurisë së PD-së pas ankimimit nga Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për regjistrimin e statutit të Komisionit të Rithemelimit që buroi nga Kuvendi i PD-së në 11 dhjetor.
Ishte vendimi i Zhukrit i cili i hapi rrugë liderit historik të PD Sali Berisha për të vendosur “Komisionin e Rithemelimit” në selinë e kësaj partie.
Pas hedhjes së shortit doli emri i gjyqtarëve Elona Toro, Edlira Petri dhe Genti Shala, të cilët tashmë do të kenë në dorë një çështje të nxehtë për të përcaktuar se kush do të njihet si drejtues i këtij subjekti, Berisha me grupin e rithemelimit apo pala e Enkelejd Alibeaj.
Në çdo vendimmarrje, duket se për partinë e parë postkomunizëm, situata nuk do të jetë e qetë
Odisea e PD-së

Leave a comment Leave a comment


