Dëshmia e shumëpritur nga dy zyrtarë të lartë ushtarakë të ngarkuar me hetimin e pamjeve do të shikohet nga afër pas dekadash fshehtësie.
Dy zyrtarët që dëshmojnë janë Ronald Moultrie – zyrtari më i lartë i inteligjencës së Pentagonit – dhe Scott Bray, zëvendësdrejtori i inteligjencës detare.
Zyrtarët do të përshkruajnë përpjekjet e SHBA për të hetuar Fenomenet Ajrore të Pashpjegueshme (UAP) – termi i qeverisë për UFO-t – në një seancë dëgjimore publike.
“Populli amerikan pret dhe meriton që udhëheqësit e tyre në qeveri dhe inteligjencë të vlerësojnë seriozisht dhe t’i përgjigjen çdo rreziku të mundshëm të sigurisë kombëtare – veçanërisht atyre që s’i shpjegojnë dot”- u shpreh një zyrtar i lartë