Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa e quan kryeministër i inceneratorëve, Kryemadhi thotë se Rama po u bën presion shqiptarëve duke i kujtuar rrogat dhe makinat e popullit të thjeshtë.
Reagimi i plotë:
Kryeministri i inceneratorëve u bën presion shqiptarëve nga banaqet e televizioneve, duke i kujtuar rrogat dhe makinat e popullit të thjeshtë.
Ndërkohë,
AM Co & Co me bashkëpronar Arben dhe Marika Përlala, me paga nga 250 €, është vetëm njera nga kompanitë e përdorura nga Klodian Zoto, për të realizuar evazion fiskal duke fryrë kostot e punimeve të koncesonit të inceneratorëve, si dhe për përvetësimin e paligjshëm të TVSH. Vetëm kjo kompani me dy punojës ka faturuar skemën e inceneratorëve 9 milionë dollarë.
A vepron ligji kur evazionin dhe krimin financiar e kryejnë njerëz të strehuar nën ‘ombrellën’ e kryeministrisë?