Plagosje me armë në Durrës. Një 31-vjeçar ka mbetur i lënduar me plumb në këmbë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 në qytetin brengdetar.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.