NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Plarent Ndreca/ Asambleja socialiste një turp, Rama “gënjen si derri”
    5 hours ago
    Kreu i PD, Sali Berisha: Regjistrimi i veprave penale ndaj Spiropalit në këtë kohë dëshmon se SPAK-u i partisë po përdoret si armë politike
    2 days ago
    Rama : Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë partisë!
    2 days ago
    Pas Diellës, Rama prezanton Shef Gjonin, do të merret me Prokurimet e Përqëndruara…
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Sky ECC dhe EncroChat : 7 strategji që avokatët evropianë paraqitën në Strasburg (18/11/2026)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Plarent Ndreca/ Asambleja socialiste një turp, Rama “gënjen si derri”
Kryesore Politikë
Sky ECC dhe EncroChat : 7 strategji që avokatët evropianë paraqitën në Strasburg (18/11/2026)
Të tjera
Kreu i PD, Sali Berisha: Regjistrimi i veprave penale ndaj Spiropalit në këtë kohë dëshmon se SPAK-u i partisë po përdoret si armë politike
Kryesore Politikë
Rama : Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë partisë!
Kryesore Politikë
Irena Beqiraj/ Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Sky ECC dhe EncroChat : 7 strategji që avokatët evropianë paraqitën në Strasburg (18/11/2026)

Neutrale
Last updated: 2026/11/22 at 4:28 PM
Neutrale 1 day ago
Share
SHARE

Nga Eduard Halimi

(Çfarë duhet të bëjë mbrojtja në Shqipëri për ta kundërshtuar provën dhe për të ruajtur mundësinë e ankimit në Strasburg?)

Mjafton të lexosh një mesazh jashtë kontekstit të një bisede për të kuptuar sa lehtë mund t’i ndryshojë kuptimi. E ta mendosh që nga ai mesazh të varet një akuzë penale. Dhe jo akuza të thjeshta. Një mesazh që mund të ndryshojë gjithshka, jetën që ke ndërtuar, familjen, pronën, të djeshmen, të tashmen, të ardhmen, praktikisht: gjithshka.

Tani imagjinoni mijëra mesazhe, mesazhe zanore, foto dhe të dhëna të tjera të mbledhura nga Sky ECC dhe EncroChat. Si mund ta verifikojë mbrojtja këto në çështje të tilla të sofistikuara kur në dispozicion ka vetëm një tabelë ose një PDF? Dhe ku ndryshon qasja ndaj dy platformave?

Ndërsa paraqitja e konkluzioneve të Avokatit të Përgjithshëm në çështjen Prudniez (C‑625/25) është shtyrë nga 19 nëntori për më 3 dhjetor 2026, në Strasburg po ecin përpara dy çështje të tjera, Isha dhe Emmen kundër Norvegjisë (nr. 7905/25 dhe 9417/25).

Pyetja para GJEDNJ është konkrete: çfarë duhet të ketë realisht në dispozicion mbrojtja për të verifikuar dhe kundërshtuar komunikimet nga Sky ECC dhe EncroChat kur ato përdoren në një proces penal. Pikërisht në këtë çështje Shoqata Evropiane e Avokatëve Penalistë (ECBA) dhe Fair Trials i kanë paraqitur Strasburgut argumentet e tyre rreth Sky ECC dhe EncroChat.

Nga parashtrimet e tyre kam veçuar shtatë strategji që meritojnë vëmendjen e avokatëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë. Parashtrimet e plota⁠

1. Verifikoni si u sigurua prova dhe bëj dallimin e qartë!

Në EncroChat, të dhënat u kopjuan nga telefonat. Në Sky ECC, kemi kapjen të dhënave te trafikut të koduar në nivel serveri. (“Vanilla” e kam spjeguar më parë) dhe deshifrimi ndodhi më vonë. Në rastin e parë duhet të kontrollohet çfarë kishte në pajisje kur u kopjua dhe nëse pajisja u identifikua saktë. Në të dytin kontrollohet nëse mesazhi i deshifruar përputhet me trafikun e kapur dhe nëse iu atribua dërguesit dhe marrësit të duhur. Fakti që një metodë ka funksionuar në raste të tjera nuk tregon nëse biseda në dosjen tënde është e plotë. (§§ 5–11)

2. Kërkoni të dhënat në formatin në të cilin u morën.
Një tabelë ose një PDF të tregon çfarë ka përzgjedhur akuza dhe çfarë do ti tregojë publikut. Për ta verifikuar, avokatit i duhet kopja në formatin në të cilin mbërriti te autoritetet, bashkë me gjurmët digjitale të integritetit (hash) dhe dokumentacionin e çdo transferimi e përpunimi. Pra biseda e plotë. Pyetjet që duhet të ngrihen duhet të specifikojnë se kush i bashkoi skedarët? Çfarë u hoq si dublikatë? Si u përkthyen mesazhet? Çfarë programi u përdor? (§§ 11–13)

3. Kërkoni të kontrolloni bisedën e plotë të pretenduar dhe se kujt i përket llogaria.

Një mesazh që mungon te njëri përdorues mund të gjendet te bashkëbiseduesi. Ora, identifikuesi dhe vendndodhja e pajisjes mund të ndihmojnë për të verifikuar nëse llogaria i përkiste personit të akuzuar. Vendndodhja ka rëndësi edhe për një pyetje tjetër: Në cilin territor ndodhej personi gjatë përgjimit dhe a kërkonte regjimi juridik përkatës njoftimin e atij shteti? (§§ 14–15)

4. Kontestoni duke vënë në diskutim përzgjedhjen e mesazheve.

Edhe kur avokati dhe prokurori kanë të njëjtat fragmente, mbetet pyetja se çfarë është lënë jashtë. Kërkesa e mbrojtjes mund të jetë fare konkrete. Për shembull, të kërkojë bisedën e plotë të një date të caktuar për të kontrolluar kuptimin e një fjalie mbi të cilën mbështetet akuza. Si mund t’i kërkosh avokatit të tregojë paraprakisht çfarë përmban një material që s’e ka parë? (§§ 20–23, 27–28)

5. Kërkoni ekspertim të pavarur dhe pyesni ekspertët.

Kur PDF apo CD nuk e shpjegon një hapësirë boshe, duhen pyetur ekspertët që morën, përpunuan ose analizuan të dhënat. Që eksperti i pavarur të japë një përgjigje, duhet të ketë qasje te skedarët dhe regjistrat përkatës. (§§ 16–17, 28)

6. Kërkoni kontroll gjyqësor kur dokumentet mbahen sekret.

Sipas ndërhyrësve, gjykata duhet të shqyrtojë një kërkesë që synon dokumentet që mban shteti i origjinës (Franca) dhe të arsyetojë çdo refuzim. Kur qasja kufizohet, pyetja është çfarë mund të bëhet që mbrojtja ta verifikojë ende provën. (§§ 21–22, 24–28)

7. Kërko që gjykata të vendosë çfarë peshe mund t’i japë provës. Sa më shumë të varet akuza nga një komunikim, aq më konkret duhet të jetë shpjegimi i gjykatës se si mundi mbrojtja ta kundërshtonte. Kur komunikimi është vendimtar dhe asnjë garanci nuk e kompenson pengesën e mbrojtjes, Fair Trials dhe ECBA argumentojnë se gjykata duhet ta lërë atë jashtë

Po çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Për mua, kur përgjigjja për një çështje vendimtare gjendet në Francë, avokati shqiptar duhet ta ndjekë provën deri në burim. Kjo do të thotë të punojë me kolegët francezë, të identifikojë autoritetin kompetent dhe të provojë në praktikë nëse klienti ka një mjet efektiv për të marrë dokumentet ose për të kundërshtuar masën që e ka prekur. Disa avokatë në Shqipëri i kanë kërkuar gjykatës që dokumentet të merren përmes ndihmës juridike ndërkombëtare. Por kjo nuk është efektive. Kërkesa e bërë në Francë dhe përgjigjja e marrë kanë rëndësi konkrete në gjykimin shqiptar. Ato tregojnë çfarë u arrit të verifikohej dhe çfarë mbeti e paarritshme për mbrojtjen. Nëse ka mjet efektiv ose jo. Nëse Franca nuk ia jep këtë mjet atëherë kthehemi tek rastet “Kleopatra” që kemi analizuar më parë!

Këto shtatë strategji kanë rëndësi për mënyrën si avokati shqiptar e ndërton mbrojtjen që në gjykimin vendas.

Nëse klientit i atribuohet një llogari pa verifikim të mjaftueshëm, nëse mbrojtjes i refuzohet ekspertimi apo nëse dokumentet që mund të sqarojnë origjinën e provës mbahen në Francë dhe nuk ka mjet efektiv, kundërshtimi duhet ngritur konkretisht dhe në kohë. Duhet të tregohet çfarë u kërkua, pse kishte rëndësi dhe çfarë mbeti pa u verifikuar. Këto kundërshtime duhen pasqyruar në gjykim dhe ndjekur përmes mjeteve efektive të ankimit.

Mbrojtja në Strasburg përgatitet në gjykatat shqiptare nga dita zero. Sipas nenit 35 të Konventës, gjykatave vendase duhet t’u jepet mundësia ta shqyrtojnë shkeljen e pretenduar dhe, nëse e konstatojnë, ta korrigjojnë. Nëse kundërshtimi ngrihet për herë të parë në Strasburg, kërkesa rrezikon të shpallet e papranueshme për mosshterim të mjeteve juridike vendase. Pasoja është konkrete: një pretendim që mund të ishte vendimtar për drejtësinë e procesit mund të mbetet pa u shqyrtuar në themel.
Edhe SPAK-u ka punën e vet për të bërë. Pasi të verifikojë komunikimin, duhet të tregojë se me cilin veprim real lidhet ai dhe çfarë provon për personin konkret. Kur pretendohet tjetërsim prone apo pastrim parash, duhen gjurmuar aktet e pronësisë, transaksionet dhe lëvizjet e parave. Vetëm kështu mund të kuptohet nëse ajo që thuhet në një bisedë përputhet me atë që ka ndodhur në të vërtetë.

Respektimi i garancive të një gjykimi të drejtë e forcon luftën kundër krimit të organizuar. Kjo ndodh kur akuza mbështetet në fakte që prokuroria mund t’i provojë, mbrojtja mund t’i kundërshtojë dhe gjykata mund t’i verifikojë. Vetëm një akuzë që mbështetet në prova të verifikueshme i qëndron më mirë kontrollit të gjykatës.

Kjo mbetet sfida e vërtetë për Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë
Shkolla e Magjistraturës

Neutrale November 22, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Plarent Ndreca/ Asambleja socialiste një turp, Rama “gënjen si derri”
5 hours ago
Sky ECC dhe EncroChat : 7 strategji që avokatët evropianë paraqitën në Strasburg (18/11/2026)
1 day ago
Kreu i PD, Sali Berisha: Regjistrimi i veprave penale ndaj Spiropalit në këtë kohë dëshmon se SPAK-u i partisë po përdoret si armë politike
2 days ago
Rama : Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë partisë!
2 days ago
Irena Beqiraj/ Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike!
3 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Plarent Ndreca/ Asambleja socialiste një turp, Rama “gënjen si derri”

Sky ECC dhe EncroChat : 7 strategji që avokatët evropianë paraqitën në Strasburg (18/11/2026)

Kreu i PD, Sali Berisha: Regjistrimi i veprave penale ndaj Spiropalit në këtë kohë dëshmon se SPAK-u i partisë po përdoret si armë politike

Rama : Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë partisë!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?