Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale te Ambasadores së re të Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Znj. Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard.
Pasi i uroi mirëseardhjen Ambasadores Holmsgaard, Presidenti Begaj e cilësoi rihapjen e ambasadës daneze në Tiranë si shprehje të vullnetit të Danimarkës për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e institucioneve demokratike dhe reformave në Shqipëri.
Presidenti Begaj i përcolli Ambasadores mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Në takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe u riafirmua angazhimi i përbashkët për sigurinë Euroatlantike.
Presidenti Begaj: Rihapja e ambasadës së Danimarkës në Tiranë, kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve tona
Leave a comment
Leave a comment

