Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se faturën për të gjithë shkatërrimin në Tiranë do ta paguajnë prindërit e gjimnazistëve dhe studentëve.
“Do të jetë një faturë që do i përndjekë kudo. Nuk do të kenë arsim falas ata që dalin e dhunojnë policët, pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë. Asnjë kokërr leku nuk do të marrin nga taksat e shqiptarëve” tha ai.
Rama pati edhe një mesazh për studentët. “Do u hiqet e drejta për arsim falas dhe bursa”.

