NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
    13 hours ago
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    6 days ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    6 days ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë
Kryesore
Protestat / Mesazh i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.
Të tjera
Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
Kryesore Politikë
Prof. Osman Metalla: ZËRI I STUDENTËVE NUK MUND TË MBYTET ME GAZ LOTSJELLËS!
Të tjera
I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e të dy bashkëshortëve, arrestohet menjëherë pas krimit, 35-vjeçari
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë

Neutrale
Last updated: 2026/10/15 at 9:41 AM
Neutrale 13 hours ago
Share
SHARE

Grupi Parlamentar i PD ka dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me situatën e krijuar prej tre ditësh, ku mijëra të rinj kanë dalë në rrugë duke protestuar. Në një deklaratë, Grupi Parlamentar i PD kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe vetëshpërndarje të parlamentit.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon krijimin e një qeverie kujdestare dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.

Në deklaratën e saj, opozita dënon dhunën ndaj protestuesve dhe kërkon hapjen e rrugës për ndryshim politik. Teksa mbështet kërkesat për ndryshim të artikuluara nga te rinjte, Grupi i PD kërkon: “Dorëheqje e menjëhershme e qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, me mision të vetëm përgatitjen dhe garantimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme. Menjëherë më pas, vetshpërndarjen e Parlamentit aktual, i cili nuk mund të pretendojë se përfaqëson normalisht vullnetin e qytetarëve përballë krizës së besimit dhe kërkesës për ndryshim”. Opozita argumenton se protestat nuk përfaqësojnë vetëm kundërshtimin ndaj qeverisë aktuale, por edhe pakënaqësinë ndaj një modeli qeverisjeje që u ka cenuar të rinjve shpresën dhe qytetarëve besimin te shteti.

“Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim dhe çdo kërkesë për llogaridhënie si sulm ndaj vetes. Studentët nuk kanë nevojë për leksione arrogance, as për premtime të radhës. Ata meritojnë përgjigje, përgjegjësi dhe ndryshim real“, thuhet ne deklaraten e grupit te PD.

DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Prej 48 orësh, Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Ramës. Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama që u ka vjedhur të rinjve shpresën, u ka cenuar qytetarëve besimin dhe po e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga e ardhmja europiane.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është dhe do të mbetet pa asnjë ekuivok në krah të studentëve, nxënësve, të rinjve dhe të rejave, si dhe të çdo qytetari që ngrihet për dinjitet, drejtësi dhe një Shqipëri më të mirë. Ne dënojmë fuqimisht dhunën shtazarake të Edi Ramës ndaj studentëve, që kanë kulmuar me thyrje të këmbëve, koçkave, fraktura të rënda në kokë, dhe dëmtime të tjera shumë të rënda.

Në këto momente, detyra jonë politike dhe qytetare është e qartë: të jemi pranë protestuesve, të mbështesim kërkesat e tyre dhe të dëgjojmë zërin e një brezi që nuk pranon më të trajtohet me përbuzje nga pushteti.

Kur studentët janë në rrugë, kur universitetet përballen me bojkotin dhe kur kërkesat e tyre kërkojnë përgjigje politike, institucionet nuk mund të sillen sikur asgjë nuk po ndodh. Nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë një krize të thellë politike dhe shoqërore, ndërsa zëri i qytetarëve shpërfillet dhe kërkesat e tyre mbeten pa përgjigje.

Për ne, mesazhi është i qartë: studentët në rrugë, deputetët e opozitës në krah të tyre. Nuk mund të ketë fasadë normaliteti institucional kur qytetarët kërkojnë ndryshim dhe pushteti zgjedh të mos i dëgjojë. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mbështet kërkesat politike për ndryshim dhe, në këtë moment vendimtar, qëndron përkrah kërkesave për:

Dorëheqje e menjëhershme e qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, me mision të vetëm përgatitjen dhe garantimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.
Menjëherë më pas, vetshpërndarjen e Parlamentit aktual, i cili nuk mund të pretendojë se përfaqëson normalisht vullnetin e qytetarëve përballë krizës së besimit dhe kërkesës për ndryshim.

Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim dhe çdo kërkesë për llogaridhënie si sulm ndaj vetes. Studentët nuk kanë nevojë për leksione arrogance, as për premtime të radhës. Ata meritojnë përgjigje, përgjegjësi dhe ndryshim real.

Sot, përgjegjësia është e qartë: të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe t’i hapet rrugë një zgjidhjeje politike që i kthen vendit legjitimitetin demokratik. Grupi Parlamentar i Partise Demokratike do të jetë në krah të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Sepse Shqipëria nuk mund të jetë pronë e një njeriu, e një qeverie apo e një pushteti. Shqipëria u përket qytetarëve të saj.

Neutrale October 15, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë
5 hours ago
Protestat / Mesazh i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.
7 hours ago
Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
13 hours ago
Prof. Osman Metalla: ZËRI I STUDENTËVE NUK MUND TË MBYTET ME GAZ LOTSJELLËS!
1 day ago
I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e të dy bashkëshortëve, arrestohet menjëherë pas krimit, 35-vjeçari
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë

Protestat / Mesazh i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.

Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë

Prof. Osman Metalla: ZËRI I STUDENTËVE NUK MUND TË MBYTET ME GAZ LOTSJELLËS!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?