NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    3 hours ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    10 hours ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    10 hours ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    1 day ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Neutrale
Last updated: 2026/10/09 at 6:14 PM
Neutrale 4 hours ago
Share
SHARE

Reagimi i plotë:

Parlamenti votoi reformën territoriale, përmes së cilës 15 bashki shkrihen, mes tyre edhe Bashkia Memaliaj.
U votua pikërisht ajo hartë territoriale që ishte publikuar përpara krijimit të Komisionit për Reformën Territoriale.
Kjo ngre dyshime serioze se gjithçka ishte e paracaktuar dhe se procesi nuk u mbështet në kritere të qarta, objektive dhe të barabarta për të gjitha bashkitë.

Reformë elektorale, reformë pazaresh politike, reformë qokash!

Banoret e Memaliaj e kundërshtuan këtë reformë me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale.

Banorët protestuan, nënshkruan peticione, morën pjesë në dëgjesa dhe shprehën kundërshtimin e tyre të qartë.
Këshilli Bashkiak mbajti qëndrim institucional, duke miratuar vendim kundër shkrirjes së Bashkisë Memaliaj.

Por zëri i qytetarëve nuk u dëgjua.

Në Memaliaj nuk erdhi asnjë përfaqësues i Komisionit për të shpjeguar reformën, për të dëgjuar shqetësimet e banorëve apo për të zhvilluar një konsultim të drejtpërdrejtë.
Takimi i vetëm i Komisionit në qarkun e Gjirokastrës u zhvillua në Bashkinë Gjirokastër, e cila nuk prekej nga kjo reformë.

Asnjë deputet i qarkut nuk mori pjesë në dëgjesat e zhvilluara në Memaliaj.
Asnjë ekspert nuk erdhi për t’u shpjeguar banorëve mbi çfarë kriteresh dhe studimesh mbështetej vendimi për shkrirjen e bashkisë.

Pavarësisht se u ndoqën të gjithë hapat demokratikë dhe institucionalë, përgjigjja ishte heshtje, mospërfillje dhe orientim politik, në vend të një procesi të hapur, transparent dhe të drejtë.

Ne besuam deri në fund se, nëse do të bëhej një studim serioz dhe gjithëpërfshirës për Memaliajn, përfundimi do të ishte ndryshe.

Një studim që do të merrte parasysh sipërfaqen e madhe të territorit, popullsinë, 53 fshatrat, historinë, traditën, nevojat e banorëve.
Bashkia Memaliaj ka 18 401 banor në rregjsitrin e gjëndjes Civile, jo dy rreshta pallate.
Një studim që nuk do të harronte mundin, djersën dhe jetët e humbura të minatorëve në minierën e qymyrgurit, të cilët i dhanë aq shumë Shqipërisë.

Një studim që do të analizonte me të njëjtin standard të gjitha bashkitë dhe do të shpjegonte pse disa prej tyre u ruajtën, ndërsa Memaliaji u përfshi në listën e bashkive që do të shkrihen.

Pas shumë vitesh të lënë në harresë, Memaliaji kishte filluar të merrte jetë.
Vitet e fundit, qyteti po ndryshonte dita-ditës, përmes punës dhe investimeve në infrastrukturë, në përmirësimin e kushteve të jetesës .
U punua për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sistemimin e fasadave të pallateve, shkollave dhe fushave sportive, ndërtimin e shëtitores, lirimin e hapësirave publike, pastrimin, gjelbërimin dhe ndriçimin e qytetit.
U organizuan aktivitete kulturore, artistike dhe sportive, me synimin për t’i dhënë Memaliajt më shumë jetë, më shumë mundësi dhe më shumë shpresë.

U hapën muzetë e minierës dhe ai etnografik, duke rikthyer në vëmendje historinë, identitetin dhe traditat e qytetit e të krahinës. U hap edhe Galeria e Arteve, ndërsa po punohej për krijimin e Muzeut Arkeologjik, duke pasur parasysh gërmimet dhe zbulimet e rëndësishme në Qesarat, Gradisht, Rabie e në zona të tjera të territorit.

Me shpalljen e Vjosës Park Kombëtar dhe me mbrojtjen e vlerave të saj natyrore, po hapeshin mundësi të reja për zhvillimin e turizmit.

Memaliaji kishte filluar të kthehej në një destinacion turistik, falë edhe pozicionit të tij gjeografik: qyteti laget në pjesën më të madhe nga lumi Vjosë, përshkohet nga rruga nacionale Levan–Tepelenë dhe ka biznese të shumta përgjatë saj.

Edhe rruga Ballaban–Berat përfaqëson një mundësi të rëndësishme zhvillimi. Gjithnjë e më shumë banorë të larguar po shohin mundësinë për t’u rikthyer, për të rindërtuar banesat dhe për të hapur biznese të reja në njësin Administrative Buz.

Memaliaji ka hapësira dhe potencial për zhvillimin e turizmit, bujqësisë, blegtorisë dhe sipërmarrjes.

Bujtinat përgjatë Vjosës, numri gjithnjë në rritje i kampistëve, vizitat e turistëve në muze dhe përgjatë lumit,kjo zonë mund të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme, duke shfrytëzuar bukuritë natyrore, trashëgiminë historike dhe mikpritjen e banorëve të saj.

Për të gjitha këto, Memaliaji kishte nevojë për mbështetje dhe mundësi zhvillimi, jo për tu shkrir.
Dhe këtë e kemi treguar me punë.
Në Memaliaj është punuar në të gjithë territorin, nga qyteti deri në fshatin më të largët, deri në majat e maleve tek blegtorët tanë.

Bashkia Memaliaj ka dëshmuar se mund të funksionojë me përgjegjësi dhe performancë të mirë, pa borxhe, duke punuar për qytetarët dhe duke administruar me kujdes burimet e saj.

Çfarë kriteresh u mor vendimi për shkrirjen e saj, ndërkohë që bashki të tjera, me problematika të ndryshme financiare dhe administrative, nuk u prekën nga reforma?

Memaliaji po ecte edhe pa mbështetjen e nevojshme nga qeveria. Me më shumë mbështetje, mundësitë do të ishin edhe më të mëdha.

Është e vështirë të mos e shohësh këtë vendim si një hakmarrje politike ndaj Memaliajt, një vendim që duket se vë interesat politike mbi interesat e qytetarëve.

Deputetët e qarkut jo vetëm që nuk sollën investime për Memaliajn, por, sipas përvojës sonë institucionale, penguan edhe nisma për të cilat ne si bashki punuam dhe lobuam.

Megjithatë, banorët e Memaliajt dhe të 53 fshatrave të tij nuk e meritonin këtë pabesi. Nuk e meritonin këtë goditje dhe këtë thikë pas shpine.

Ata që votuan për shkrirjen e bashkisë duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për vendimin e tyre dhe për pasojat që ai mund të sjellë.
Në përfundim të votimit Deputet duartrokisnin a thua se çfar u arrit, do ju vështirsohet jeta dhe shërbimet 15 Bashkive, do i ktheni në qytete fantazmë, apo i duartrokisni liderit.

Pasojat mund të ndihen në shtimin e shpopullimit, në ngadalësimin e zhvillimit ekonomik, në dobësimin e shërbimeve dhe në zbehjen e identitetit të qytetit.

Është për të ardhur keq për të gjithë ata që kanë lindur, janë rritur dhe janë mbështetur nga ky qytet, ish-deputetë, ministra, kryebashkiakë, prefektë, artistë dhe figura të tjera publike që zgjodhën të heshtin, në vend që të mbanin një qëndrim në mbrojtje të qytetit,Por, në momente të tilla, secili tregon fytyrën e vet.

Ndoshta disa besuan se reforma duhej të ndalej te komshiu, se për sa kohë nuk prekej bashkia e tyre, gjithçka ishte në rregull. Por, kur një ditë një vendim i tillë të trokasë në derën e tyre, mund të jetë tepër vonë.

Sot nuk mundëm ta ruanim Bashkinë Memaliaj si njësi më vete, pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve dhe përpjekjeve tona institucionale. Por kjo nuk do të thotë se do të heqim dorë nga Memaliaji, nga qyteti, nga 53 fshatrat dhe nga çdo banor.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për këtë qytet, për fshatrat, për njerëzit dhe për të ardhmen e tyre, kudo që të jemi.
Memaliaji ka bijtë dhe bijat e veta që e duan, e respektojnë dhe nuk do ta braktisin kurrë.

Memaliaji ka historinë, njerëzit, natyrën, potencialin dhe mundësitë për t’u zhvilluar. Ka njerëz të mrekullueshëm që meritojnë më shumë dhe që nuk duhet të humbasin shpresën.
Mund të na e heqin emrin si bashki, por nuk mund të na e heqin dashurinë për këtë vend, lidhjen me të dhe detyrimin moral dhe Institucional për të punuar për të.

Për Memaliajin, për çdo fshat, për çdo familje dhe për çdo njeri që e do këtë trevë, do të vazhdojmë të jemi aty.

Memaliaji meritonte të dëgjohej. Meriton të respektohet.

💔 Memaliaji nuk do të të braktisim kurrë!

Neutrale October 9, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
3 hours ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
4 hours ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
10 hours ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
10 hours ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
13 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?