*Pyetje: Kë gjetët sot në SPAK, Doktor? Ditë e hënë, ditë pune…*
*Sali Berisha:* Atë se çfarë gjeta, ua tregoj unë.
Dëgjoni pak ju lutem.
Aty duhet të futeshe me maskë ose me antigaz sepse dosjet e Edi Ramës kundërmonin në të katër anët.
Ftoj çdo shqiptar të shtrojë pyetjen: a duhej thirrur Edi Rama për 50 dosjet e krimit elektoral?
Për dosje në të cilat ai është vetë në telefon, 339 dhe 184.
A duhej thirrur për 400 milionë euro të zhdukura për inceneratorët?
Asnjë nga djegësit, që shkojnë në total 400 milionë euro, nuk punon, nuk ekziston. Të gjitha me frmën e tij dhe Edi Rama vazhdon të vjedhë shqiptarët.
A duhej thirrur Edi Rama në këtë seksion të PS, për portet e Shqipërisë, për portet e Durrësit dhe portet e tjera që janë afera më e madhe e korrupsionit në Evropë, që shkojnë të paktën katër miliardë euro?
Por shkojnë edhe miliarda euro gjoba për shqiptarët në çmimet e të gjitha mallrave që blejnë, pasi gjer para pak vitesh, ata mallrat i merrnin nga portet e tyre, kurse sot paguajnë çmimin e transportit të mallrave nga portet e vendeve fqinjë.
Dhe kjo është një nga arsye se pse çmimet në Shqipëri rriten në mënyrë stratosferike.
Por përveç kësaj, për ndërtimin e portit në Porto Romano, shqiptarët duhet të paguajnë nga taksat e tyre 1.2 miliardë dollarë.
A duhej të pyetej Edi Rama nga skllevërit e tij në këtë institucion për rrugët që ndërtohen me çmime 6 deri në 10 herë më të larta se në Evropë?
A duhej të pyetej Edi Rama për gjobën prej 120 milionë euro që i bëri shqiptarëve me aferën Beketi?
A duhet të pyetet Edi Rama për kontratën me të cilën gjobit shqiptarët me 130 milpionë, dhe anulimi i së cilës do të kushtojë 700 milionë euro sepse Rama do të marrë aksionet e tij?
A duhet të pyetet Edi Rama për takimin në Aruba, në të cilin morën pjesë trafikantët, ndërtuesit, dhe morën pjesë të dërguarit e Edi Ramës, emrat e të cilëve i mbajnë sekret skllevërit e tij?
A duhej të pyetej Edi Rama për AKSHI-n, në të cilin familjarisht ka grabitur mbi 600 milionë euro?
A duhej të pyetej Edi Rama për rolin e Ergys Agasit, i cili është i filmuar dhe fotografuar në të gjitha format?
A duhej të pyetej Edi Rama për urdhrat që i ka dhënë Ermal Beqirit për operacionet më të ndyra ndaj shqiptarëve dhe të huajve në Shqipëri?
A duhej të pyetej Edi Rama për të gjitha portet dhe pronat e ushtrisë, të dhëna me firmën e tij jo të presidentit të Republikës, klientelës së tij?
A duhej të pyetej Edi Rama për IPARD-in? Mori këshilltare ministren e cila gjobiti fermerët shqiptarët me 130 milionë euro para të IPARD-it për shkak të vjedhjes së tyre.
A duhej të pyetej Edi Rama për KAYO-n e tij, në të cilin i jep kompanisë 40 milionë euro, blen makinat dhe ato makina i blen qeveria? A ndodh në botë një skemë e tillë vjedhje si këtu?

