Dje, në Gjirokastër, Kryeministri u kumtoi dretpërdrejt libohovitëve “vendimin” për shkrirjen e Bashkisë së Libohovës.
Në vend të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, u premtoi një “Sherif”, që do të quhet… nënkryetar bashkie!
Përfaqësusja e tyre me origjinë familjare libohovite deklaron se do t’i bindet familjes politike, jo asaj gjenetike.
Argumentat e kryeministrit, përveçse një mynxyrë janë mungesë edukate dhe ofenduese për intelektin libohovit!
Por libohovitët janë tjetër soj. Nuk u përgjigjën poshtërimit me britma e fyerje, por me penë në dorë.
Mbi 500 familje kanë firmosur peticionin kundër shkrirjes së Bashkisë, ndërsa këshilltarët bashkiakë, pa dallim partie, kanë kundërshtuar vendimin.
Ky është zëri i vërtetë i Libohovës.
Një zë që nuk kërkon privilegje, por drejtësi; nuk kundërshton ndryshimin, por kundërshton zhdukjen bashkisë së tyre me histori, identitet dhe vullnet qytetar.
Latinët kanë thënë:
“Verba volant, scripta manent.”
Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet.
Dhe firmat e libohovitëve tashmë janë mbi tavolinë. Mund ti shikoni bashkëngjitur!
Libohova ka folur me penë. Tani duhet të dëgjohet!
Si mik i tyre, u bëj thirrje të gjithë libohovitëve, kudo që ndodhen: mos rrini spektatorë në këtë moment fatal për trojet e të parëve!
E di që jeni pak në një betejë të pabarabartë. Prandaj, bashkohuni me peticionin dhe me protestën kombëtare.
Çdo firmë tuaja ka peshë. Ajo është një gjurmë në histori
Zëri juaj ka vlerë në Europën ku duam të shkojmë. Nuk jeni vetëm!
Jam i bindur se Libohova do të dëgjohet!


