Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Rama, në lidhje me idenë e dhënies së ishullit të Sazanit në përdorim nga kompani të huaja.
Ngjela thekson: “kjo i vjen përshtatet Beogradit dhe antishqiptarisë, prandaj:
Kurrë nuk mund t’i jepet Sazani një shteti tjetër; ngaqë, ky akt, është cënim i territorit të Republikës së Shqipërisë; dhe se Ishulli i Sazanit është edhe i një strategjie të veçantë të mbrojtjes kombëtare.
Kurse Rama: rrezikon burgun, po e bëri këtë akt.
Kujdes Edi Rama, se ti nuk je pronari i Shqipërisë!”
Reagimi i plotë i Ngjelës:
Kurrën e kurrës nuk mund të jepet ishulli i Sazanit.
Sepse kjo i vjen përshtat Beogradit dhe antishqiptarisë, prandaj:
Kurrë nuk mund t’i jepet Sazani një shteti tjetër; ngaqë, ky akt, është cënim i territorit të Republikës së Shqipërisë; dhe se Ishulli i Sazanit është edhe një strategji e veçantë e mbrojtjes kombëtare.
Kurse Rama: rrezikon burgun, po e bëri këtë akt.
Kujdes Edi Rama, se ti nuk je pronari i Shqipërisë! Kurse, me një akt të tillë, bën tradhëti kombëtare.
Dhe jo vetëm Rama, por, edhe e gjithë ajo shumicë parlamentare që, me votën e saj, vendos këtë tradhëti.
Sazani ka qenë dhe mbetet peng i dobësisë së Beogradit dhe Moskës; të cilët ka shekuj që po kërkojnë t’ia marrin Shqipërisë.
Prandaj, kryeministri Edi Rama duhet të tërhiqet urgjentisht, sepse territori i Republikës së Shqipërisë ka mbrojtje të veçantë në Kushtetutën e Shqipërisë.
Kurse Rama, po e bëri këtë akt antikombëtar, duhet të arrestohet menjëherë nga SPAK, për tradhti kombëtare, sepse kryen cënimin e territorit të Republikës së Shqipërisë.
Spartak Ngjela
Tiranë më :
6 shtator 2016

