Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të diele në fshatin Kir, në Dukagjin.
Paraprakisht dyshohet se nga ngjarja mund të ketë 2 viktima. Forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta.
Policia pritet të japë më shumë detaje në vijim.

