Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimin “Për shqyrtimin e kërkesës për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”.
Komisioneri vendosi miratimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”.
Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve të zgjedhësve duhet të realizohet nga hyrja në fuqi e vendimit deri në datën 31 mars 2027, duke u pezulluar në periudhën e ndaluar nga Kodi Zgjedhor nga data 1.12.2026-31.12.2026.
Gjithashtu, në seancën e sotme u plotësuan vakancat në 5 këshilla bashkiak:
1. Në Këshillin e Bashkisë Pukë me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, z. Ervin Cenaj.
2. Në Këshillin e Bashkisë Devoll me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Elona Limka.
3. Në Këshillin e Bashkisë Mallakastër me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Erlinda Jaupaj.
4. Në Këshillin e Bashkisë Krujë me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, z. Hamit Stema.
5. Në Këshillin e Bashkisë Patos me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Elsida Kalemi.

