Në një kohë kur pastrimi i parave ka bërë që çmimi mesatar i qirave në Tiranë të shkojë në 720 euro, ata që preken më së shumti, pas familjeve të reja, janë studentët.
Konviktet kanë kapacitete për të strehuar vetëm 7% të studentëve, ndërsa pjesa tjetër janë të ekspozuar ndaj zhvatjes nga agjencitë imobiliare, në një treg ku pastrohen para nga korrupsioni dhe droga.
Më dramatik është realiteti në Durrës, ku nuk ka konvikte fare për studentët.
Duhet të kuptojmë se studentët vijnë nga rrethet dhe të ardhurat e familjeve atje janë disa herë më të ulëta se në Tiranë dhe Durrës.
Në një kohë kur qeveria harxhon miliona euro për koncerte, do të ishte e udhës që të subvencionoheshin qiratë për studentët dhe të monitorohej tregu.
Për këtë Bashkia Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Tiranës duhet të vihen urgjentisht në lëvizje.


