Një gazetar i njohur gjerman i prestigjozes “Der Spiegel” Walter Mayr, dëshmoi se përvoja më e pakëndshme që ka pasur në karrierën e tij të gjatë, ka qënë ajo me Edi Ramën.
Sipas tij, Kryeministri edhe e ka kërcënuar në telefon. Ai shton se Rama është mbivlerësuar në mënyrë groteske nga perendimi.
Wall Street Journal në një raportim nga Shqipëria, lë të kuptojë se me nxitjen e Edi Ramës, dhëndri i Trump është implikuar në biznes me një bos të krimit. Është fjala për tokat e Zvërnecit, dhe për faktin se Artur Shehu që ka marrë paratë e blerjes, është shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge dhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Media spanjolle duke ju referuar librit “Albanian Files”, vë në dukje se si Edi Rama me telefonata dhe darka informale shpërndan leje, liçensa dhe troje publike në Shqipëri.
Gazetari Italian që ka bërë një libër për mafian shqiptare, Nello Trocchia, në kapitullin për takimin e Arubës thotë se zyrtarë të Edi Ramës kanë qënë prezent. Ai i referohet përgjimeve të anti-mafias italiane.
Po kështu, media europiane, belge e franceze tanimë e vizatojnë Edi Ramën më shumë si një gangster në krye të një shteti, dhe nuk flasin më për artistin apo sportistin me atlete të bardha.
Personalisht u bësoj shumë më tepër këtyre dëshmive, se deklaratave apo puthjes së Marta Kos. Ajo bën politikë dhe ka preferenca personale.
Gazetarët shkojnë përtej fasadës dhe tregojnë të vërtetën se kush qeveris prej 13 vitesh në Shqipëri.

