Nga Dr. Shefqet Deliallisi
Në ditët kur Dr. Fauci përballet me akuza nga në Kongresin Amerikan mbi pandeminë Covid-19, Amerika po përjeton rikthimin më të madh të fruthit në tre dekadat e fundit. Pasojë e drejtpërdrejtë e refuzimit të vaksinimit nga lajmi i rremë i përhapur : vaksina e fruthit, shkakton autizëm.
Dy ngjarje, në kahe të kundërta. Problemi vaksinat.
Shkenca përballë konspiracionit..
HISTORI E VJETER
ANTI- VAX…
Lëvizja Anti-vax, (kundër vaksinës) është e vjetër sa vetë vaksinat. Ka fillur dy shekuj më parë, me vaksinën e lisë zbuluar nga Edward Jenner në fund të shekullit XVIII.
Vazhdoi në shekullin XIX në Angli me shoqatën kundër vaksinave (Anti-Vaccination League), që kundërshtonte ligjet e vaksinimit të detyrueshëm. Më tej, në shekulli XX, me vaksinat polio, difteri, fruth…Anti-vax kundër polios 1950–60, kundër pertusisit 1970–80.
Për të ardhur në Shekullin XXI.
Andrew Wakefield (1998) publikoi një studim të rremë që lidhte vaksinën MMR (kunder fruthit, parotidit epidemik, rubeolës) me autizmin. Lëvizjet anti-vaks , fuqizuar nga media përhapën dezinformim. Edhe pse studimi shpejt u tërhoq si i pa vërtetë shkencërisht, një valë globale mosbesimi fuqizuar nga media shpërtheu, një refuzim masiv i vaksinimit dhe shpërthimit fruthit pasoi.
Për të ardhur në vitin 2020, me pandeminë COVID-19.
Lëvizja Anti-vax e fuqizuar nga rrjetet sociale u përhap globalisht me shpejësi. Teori konspiracioni lulëzuan.
INFODEMIA
Një term i ri për një fenomen të vjetër…
Termi “infodemi” u krijua si bashkim i fjalëve informacion dhe epidemi në vitin 2003 nga analisti politik David Rothkopf në një artikull të Washington Post, në kontekstin e shpërthimit të epidemisë së SARS-it.
Termi është sinonim i përhapjes gjerësisht dhe me shpejtësi i fake news-eve, spekulimeve, propagandës, konspiracionit,
panikut, konfuzionit, mosbesimit.
Infodemia u rikthye fuqishëm gjatë pandemisë COVID-19 duke duke u përdorur në politikë, media, shkencë, komunikim publik.
“Nuk jemi duke luftuar vetëm kundër një epidemie por dhe një infodemie” shkruhej në raportin e OBSH në shkurt 2020 në kulmin e krizës Covid 19.
Në epokën digjitale që jetojmë, infodemia vazhdon të përdoret si metaforë e fuqishme për sfidat e komunikimit.
Rrjetet sociale algoritmet e platformave digitale nuk shpërndajnë vetëm lajme, por dhe dyshime që përhapen me shpejësi të rrufeshme në gjithë globin…
Kur e vërteta mungon informacioni i tepërt bëhet toksik, teoritë konspirative përhapen më shpejt se informacioni zyrtar. Ndërkohë që besimi tek shkenca bie, teoritë konspirative vazhdojnë manipulimin e realitetin
“Pandemia e manipuluar, Fauci simbol i fshehjes së së vërtetës” “Covid-19 dhe vaksinimi të orkestruara për kontroll politik.” “vaksinat thjesht biznes fitimi, jo mjet shpëtimi.” Dhe, kur konspiracioni bëhet më i besueshëm se shkenca, virusi bëhet më i fortë se vaksina.
DUKE E MBYLLUR
Koha do tregojë se “Çeshtja Fauci” është më shumë një teatër politik sesa një gjykim shkencor. Shkenca nuk gjykohet në kongres, por në laborator dhe në revista akademike.
Shkenca vetëkorrigjohet nëse ka pasur gabime në komunikim apo metodë, komuniteti shkencor ka mekanizmat për t’i adresuar. Për arsye elektorale politika mund ta deformojë perceptimin e shkencës.
Kujdes !
Rikthimi i fruthit është një paralajmërim, direkt pasojë e skepticizmit ndaj vaksinave.
Infodemia përhap narrativat konspirative dhe dobëson komunikimin zyrtar.
Ndonëse për mbi dy shekuj njerëzimi përfiton nga vaksinat, hezitimi për t’u vaksinuar vazhdon.
Ndonëse është pranuar që vaksinat janë thelbësore për arritjen më shpejt të imunitetit, fundin e epidemive, gatishmëria për një vaksinim të përgjithshëm, s’është aspak e përgjithshme.
Hezitimin për t’u vaksinuar është një nga dhjetë kërcënimet më të mëdha për shëndetin global,përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetsisë. (2019)

