NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
    3 days ago
    Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
    3 days ago
    Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!
    5 days ago
    Gazment Bardhi: 100 Bashki – 12 Qarqe – 6 Rajone! Ky është propozimi i PD për Reformën Territoriale.
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci sqaron detajet…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Mjekësia/ DY NGJARJE–NJË KOINCIDENCË
Të tjera
Largimi i trurit, Shqipëria krah për krah me Zimbabvenë/ Bardh Spahia: Shqipëria zbrazet përditë fiks si një vend i botës së tretë.
Të tjera
Himarë/ Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari. Shpallen në kërkim kryeinspektori dhe inspektori të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit
Aktualitet
Berisha: Rama mashtron me të dhënat e motrave siameze të AMA-s, koprolalitë e Ymer Çorapes, Sokol Ballukut dhe Karlo Bolinos i quan hapësirë për opozitën. Katër TV kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë
Të tjera
Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci sqaron detajet…
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci sqaron detajet…

Neutrale
Last updated: 2026/08/10 at 12:44 PM
Neutrale 23 hours ago
Share
SHARE

Prononcim për media i Drejtorit të Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci

Përshëndetje!

Jemi sot në këtë komunikim me ju, për prezantimin e disa normave të reja, të miratuara me Ligjin nr. 58/2026 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, masa këto që synojnë rritjen e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore.

Ndër ndryshimet kryesore, të cilat kanë hyrë në fuqi më datë 07.08.2026, evidentojmë:

• Shtyrjen e së drejtës për t’u pajisur me leje drejtimi deri në 1 vit për personat që konstatohen duke drejtuar mjete pa qenë të pajisur me leje drejtimi, ndërsa për të miturit kjo periudhë shtyhet me 2 vjet. Shërbimet e Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit do të informojnë, për çdo rast, DSH­TRR-në, si institucioni kompetent për lëshimin e lejeve të drejtimit, për kryerjen e procedurave përkatëse të regjistrimit në sistem të personave të konstatuar.

• Heqjen përgjithmonë të lejes së drejtimit kur një drejtues mjeti rezulton me një vlerë alkoolike më të lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjak dhe është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Kjo masë vjen si nevojë e adresimit të fenomenit shqetësues të aksidenteve rrugore me pasoja, për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

• Ashpërsimin e masave ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë, mosrregullimit të shpejtësisë në rrugë me fushëpamje të kufizuar, përfshirë manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës, në zonat urbane, në afërsi të shkollave, kryqëzime apo edhe degëzime.

Masa administrative për këtë shkelje është rritur nga 20 000 deri në 60 000 lekë.

Nëpërmjet kësaj norme i jepet rëndësi e posaçme vendit ku kryhet shkelja, si dhe janë përcaktuar më qartë elementet e anës objektive të kryerjes së shkeljes. Shtimi i sanksionit është parë i arsyeshëm për shkak të nivelit të lartë të rrezikut që paraqet kjo shkelje dhe shtimit të ngjarjeve rrugore në zonat urbane.

• Sanksionimin e përdorimit të telefonit celular edhe gjatë drejtimit të biçikletave, motomjeteve deri në 50 cc dhe monopatinave me motor.

• Pezullimin e lejes së drejtimit në rast se një drejtues mjeti është ndëshkuar dy herë brenda të njëjtit vit për përdorim të aparatit celular, nga tre që ishte përpara miratimit të këtij ligji.

Përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit rezulton një ndër shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit mbi mjetin dhe, për pasojë, edhe të aksidenteve rrugore.

• Sanksionimin e masave të posaçme për drejtuesit e rinj që kanë marrë lejen e drejtimit gjatë 24 muajve të fundit, për sa i përket drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, si dhe kufizime të posaçme të shpejtësisë për këtë kategori drejtuesish.

• Një ndryshim tjetër është heqja e konvertimit të pezullimit të lejes së drejtimit, të lëshuar nga shteti shqiptar, me pagesën e një shume sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.

Nëse deri përpara datës 7 gusht, një drejtues mjeti, i evidentuar/kapur në shkelje të një norme/dispozite të Kodit Rrugor, ku, përveç masës administrative në vlerë monetare, parashikohej edhe masë administrative plotësuese, “pezullim i lejes së drejtimit”, kishte opsionin për të paguar dyfishin e vlerës maksimale të gjobës, me qëllim mosaplikimin e masës plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit, kjo mundësi tashmë, me ndryshimet e reja, është hequr dhe leja e drejtimit pezullohet automatikisht.

Strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë njohur me ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor dhe janë udhëzuar për zbatimin korrekt të tyre.

Nisur nga shkeljet e shumta të evidentuara nëpërmjet mjeteve inteligjente, si dhe nga ashpërsimi i Kodit Rrugor në funksion të sigurisë së jetës, Policia e Shtetit u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos drejtojnë automjetet dhe motomjetet nën efektin e alkoolit, e më keq akoma, në gjendje të dehur, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe motomjetit dhe të mos kryejnë parakalime ku nuk lejohet, apo manovra të rrezikshme apo agresive.

Masat ndëshkuese nuk janë qëllimi ynë. Qëllimi ynë është parandalimi i shkeljeve, parandalimi i aksidenteve dhe, mbi të gjitha, mbrojtja e jetës.

Prandaj, kërkojmë nga çdo drejtues mjeti që të tregojë përgjegjshmëri në çdo moment që është në timon dhe të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor.

Siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët. Kontributi i secilit prej nesh është një hap më shumë drejt rrugëve më të sigurta dhe shpëtimit të jetëve.

Faleminderit!

Neutrale August 10, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Mjekësia/ DY NGJARJE–NJË KOINCIDENCË
2 hours ago
Largimi i trurit, Shqipëria krah për krah me Zimbabvenë/ Bardh Spahia: Shqipëria zbrazet përditë fiks si një vend i botës së tretë.
16 hours ago
Himarë/ Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari. Shpallen në kërkim kryeinspektori dhe inspektori të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit
22 hours ago
Berisha: Rama mashtron me të dhënat e motrave siameze të AMA-s, koprolalitë e Ymer Çorapes, Sokol Ballukut dhe Karlo Bolinos i quan hapësirë për opozitën. Katër TV kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë
23 hours ago
Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci sqaron detajet…
23 hours ago

Mjekësia/ DY NGJARJE–NJË KOINCIDENCË

Largimi i trurit, Shqipëria krah për krah me Zimbabvenë/ Bardh Spahia: Shqipëria zbrazet përditë fiks si një vend i botës së tretë.

Himarë/ Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari. Shpallen në kërkim kryeinspektori dhe inspektori të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit

Berisha: Rama mashtron me të dhënat e motrave siameze të AMA-s, koprolalitë e Ymer Çorapes, Sokol Ballukut dhe Karlo Bolinos i quan hapësirë për opozitën. Katër TV kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?