Pas tre vitesh pa ambasador në Tiranë, nga largimi i Yuri Kim, dje senati ka votuar gjeneralin Eric Wendt, të nominuarin e Presidentit Donald Trump.
Në seancat dëgjimore në komisione Ambasadori ka përcjellë prioritetet kryesore të mandatit të tij në Shqipëri. Ardhja me shumë mundësi në shtator e gjen vendin tonë në protestë të pandërprerë kombëtare antiqeveritare, e cila ka hyrë në muajin e tretë. Me shumë gjasa do të bëhet tepër masive. Qëndrimet e pritshme të diplomatit, do të kenë ndikime të ndjeshme. BE do të duhet të flasë dhe jo heshtë ndaj autokracisë së Tiranës, ku ajo ka përgjegjësi të konsiderueshme për instalimin. Njëlloj edhe për SPAK i cili është mësuar të gjallërohet e shkundet me serum amerikan. Për të dalë edhe me pahir nga ndikimi qeveritar. Pasi synimi kryesor i SHBA është lufta ndaj narcokarteleve. Dhe Wendt vjen kur kongresmeni republikan Wilson ka çuar përpara nismën e hetimit të qeverisë shqiptare për lidhjet me trafikun e drogës kartelet në Amerikën Latine dhe pastrimin e parave. Do të ketë të bëjë me një KM që është target i hetimit nga qeveria amerikane. Do të harmonizojë agjendën me Prokurorinë Speciale?! E domosdoshme !
Me 28 maj 2026 Wend rendiste prioritetet e tij me mblrritjen në Tiranë
Së.pari
mënyrat për ta bërë Amerikën më të sigurt. Mbështetja ndaj Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës të lidhur me kartelet latino-amerikane do të ndihmojë që si Amerika, ashtu edhe Shqipëria të jenë më të sigurta.
Së dyti
Mbështetje përparimit të Shqipërisë drejt angazhimeve të Samitit të NATO-s në Hagë në vitin 2025, për rritjen graduale të shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035. Forcimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike dhe nisma të përbashkëta në fusha të ndryshme ushtarake.
Së treti
Ekonomia. Përpjekje të cilat do të ndihmojnë njëkohësisht edhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ndërsa sektorët e inteligjencës artificiale, energjisë, infrastrukturës, minierave dhe sektorë të tjerë zhvillohen në Shqipëri, bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të kenë një klimë të drejtë ligjore dhe kontraktuale.
Së katërti
Ambasada dhe njerëzit që punojnë aty në fokus. ‘Faktori njerëzor’ duke synuar të përdorë mënyra standarde dhe kreative për t’u kujdesur për pjesën më të rëndësishme të Ambasadës: njerëzit e saj, si në aspektin profesional ashtu edhe atë personal…
Me një samit të Aleancës, të projektuar por pa datë të caktuar, zhvillimet politike për të rikthyer sundimin e ligjit janë emergjencë. Beteja është për të rikthyer demokracinë. Jo narco-Ligji, jo narco-ekonomia, jo narco-zgjedhjet, jo narco-mediet. Kjo ka hyrë në një fazë të panegociueshme të qytetarëve me Ramën. Sepse stabilitet kishte me bollek Diktatura.
Ambasadori Wendt dhe narcohetimi amerikan ndaj qeverisë së Ramës
Leave a comment
Leave a comment

