❌️ Zhvlerësimi i euros nuk është më një luhatje normale e tregut.
▪️Kur për vite me radhë eksportuesit po falimentojnë, fasoneria po mbyll dyert, bujqësia po humbet konkurrueshmërinë dhe mijëra vende pune janë në rrezik, ndërsa qeveria hesht, atëherë kemi të drejtë të kërkojmë përgjegjësi politike.
Banka e Shqipërisë vazhdon të qëndrojë e mbyllur hermetikisht, pa dhënë një shpjegim bindës për mbiçmimin ekstrem të lekut dhe pasojat që ai po shkakton në ekonominë prodhuese.
📌 Ndërkohë, faktet flasin:
▪️Qeveria ka mbajtur për periudha të gjata suficite të larta buxhetore, duke tërhequr likuiditet nga ekonomia.
▪️Borxhet ndaj biznesit, rimbursimet e TVSH-së dhe faturat e papaguara kanë mbajtur miliarda lekë jashtë qarkullimit.
▪️Në vend që të tërhiqte eurot e tepërta nga tregu vendas, qeveria ka shtuar ofertën e tyre përmes huamarrjes së jashtme në euro.
▪️Rezultati është një lek i mbiçmuar, ndërsa ekonomia reale dobësohet dita-ditës.
📌 Kush fiton?
🔸️ Importuesit e mëdhenj.
🔸️ Një grusht klientësh të pushtetit.
🔸️ Shteti, që përfiton financiarisht pa ua kthyer qytetarëve këtë përfitim.
📌 Kush humbet?
❌ Eksportuesit.
❌ Fasoneria.
❌ Fermerët dhe prodhuesit.
❌ Bizneset që krijojnë vende pune.
❌ Emigrantët që dërgojnë kursimet e tyre në euro.
❌ Çdo familje shqiptare.
⚠️ Ironia më e madhe është se euro ka rënë ndjeshëm, por dhe çmimet janë rritur progresivisht.
▪️Kostoja e jetesës vazhdon të rritet, ndërsa pagat mbeten të ulëta.
▪️Nëse euro bie, por çmimet nuk bien, atëherë qytetarët kanë të drejtë të pyesin:
❓️Kush po e merr realisht përfitimin?
🇦🇱 Shqipëria nuk mund të ndërtojë zhvillim duke goditur prodhimin, eksportin dhe punën.
🔸️ Një ekonomi që mbështetet vetëm te importi, ndërtimi dhe paratë informale nuk është një ekonomi e shëndetshme dhe as e qëndrueshme.
📌 Qeveria ka detyrimin të japë përgjigje:
▪️A është kjo pasojë e paaftësisë, apo rezultat i politikave që kanë favorizuar interesa të caktuara në kurriz të ekonomisë shqiptare?
▪️Shqiptarët meritojnë transparencë, jo propagandë. Ekonomia nuk mbahet me fasada. ▪️Ajo mbahet me prodhim, punë, konkurrencë të ndershme dhe institucione që mbrojnë interesin publik, jo interesat e pushtetit.
❌️ Kur euro bie, por çmimet nuk bien;
▪️kur eksportuesit falimentojnë, ndërsa një grusht përfiton;
▪️kur qytetarët varfërohen, por qeveria e quan këtë sukses, atëherë problemi nuk është më thjesht kursi i këmbimit.
🔸️Problemi është modeli ekonomik dhe mënyra se si po qeveriset vendi.
📌Shqipëria meriton një ekonomi që shpërblen punën, prodhimin dhe konkurrencën,
▪️jo privilegjet dhe klientelizmin.



