Peleshi i Kuvendit ka njoftuar mbledhjen në Seancë Plenare të hënën dt.27 korrik.
Komedia fillon dhe mbaron me Rendin e ditës qe ka vetem nje pike, që është zëvendësimet e ca anëtarëve në Komisionet Parlamentare.
Që Kuvendi të mblidhet në Seancë Plenare të jashtëzakonshme vetëm për këtë pikë të anëtarëve të komisioneve, kjo është një hile katundarësh, që nuk e ha kërkush.
Kur vunë 32 pika në Rendin e Ditës dje mund të kishin vënë edhe këtë si pika 33 se është edhe padiskutime e vetëm votohet.
Ndaj boll me këto hile bajate dhe të trasha, Rama dhe Pelesh tregoni të vërtetën, pse e mblidhni Kuvendin, se e keni bërë Parlamentin si kafe fshati, që e hapni dhe e mbyllni sipas qejfit dhe hallit të rakisë së pushtetit.
Do shikoni që të hënën do fusin në Rendin e Ditës në momentin e fundit pikat që janë edhe hilja dhe halli i vërtetë i Ramës
Ajo që mbetet nga kjo histori është një tjetër shfaqje rrugaçërie politike, që zhvlerëson totalisht këtë Kuvend amoral dhe të kapur për fyti, më të qelburin në historinë e Shqipërisë.


