Shkurtimisht, sa e njoh unë ligjin:
Ti je pronar i tokës, e trashëguar, por nuk ke dokumenta.
Për pasojë, ti nuk merr dot leje ndërtimi.
Ti ndërton pa leje, qeveria ta prish.
Shteti nuk ta njeh të drejtën e pronësisë, por miraton një Ligj:
Ti do të paraqesësh një projekt për një biznes, që lidhet vetëm me turizmin, në tokën e gjyshit, por pa dokumenta.
Ti merr lejen dhe përfundon objektin.
Ti bëhesh pronar legjitim i objektit dhe i truallit ku është ndërtuar objekti.
Por kujdes!
Vetëm i truallit që ka zënë objekti, asnjë metër më shumë! Mos mendo se do ndërtosh një byrektore, apo një kasolle agro-turistike e do hipotekosh 2000 apo 5000 metra tokë.
Pjesa tjetër e tokës vazhdon të jetë e jotja, por jo e jotja.
Ky ligj vlen vetëm për banorët lokal! Kjo garanton se nuk do të vijnë “oligarkët” në tokën tënde.
Por, çfarë mund të ndodhë realisht?
1-Ne rastin me te mire, disa banore vendas do te ndertojne nje lokal, bujtine, reatorant, hotel, disa kabina druri, atje ku ka interes. Ndersa, ndonje punishte vaji, diku tjeter e keshtu me radhe….
2-Shumica e banoreve ne zonat rurale jane te varfer dhe nuk do futen fare ne kete valle.
3-Disa mund te futen ne aventura kredish. Kjo eshte thike me dy presa dhe deshtimi eshte tek pragu.
Pra, banoret lokale nuk kane mundesi te bejne gjera te medha. Kush ka emigruar mund te ndertoje ndonje gje. Te tjeret do i kenaqen vendeve te punes.
Por ka dhe nje mundesi tjeter:
Te vjen nje propozim: “Ti token e gjyshit nuk e merr qe nuk e merr me dokumenta, perse nuk ben ortakeri?”
Ti(ju, disa)do te vesh emrin ne letra dhe investimin do e beje nje kompani, ndoshta me emer te jashtem, si psh, “Tourism & Divelopment”, “Albanian Mountins”, “Wild Albania”, “Our Mountins” etj, ndoshta e regjistruar offshore ne Holande. Ajo nuk do beje dy kabina druri ne 300 metra toke, por biznese te shtrira ne dhjetra hektare, hotele, fusha sportive, rezervat kafshesh te egra per sportin e gjuetise, zone per kalerime, ndonje piste skish, nese lejon terreni….
Pasi te permbyllet investimi, ti qe ke token do marresh nje dore parash, do te dorezosh letrat dhe, nese do, mund te punosh ne resort, nese jo, ti e di. Sepse ti pronar fiktiv je, nuk je pronar legjitim. Vetem fshati e di qe ti je pronar, shteti nuk e di, as noteri qe perpilon ankt-marreveshjet nuk e di. Pra ti nuk dikton dot kushtet.
Ne rastin me te mire, do te besh nje marreveshje, me “kompanine investuese” dhe do te mbetesh bashkepronar me nje % fare te vogel.
Dhe jemi plotesisht ne rregull me ligjin, edhe keshtu!
Po c’te keqe ka atehere, do te thoni?
Asgje! Investimet do jene madheshtore.
Por ka nje problem. Ato kompanite token ku do te investojne, do te duhej t’ia blinin pronarit legjitim, me cmimin e tregut, pa dyshim. Ose do te benin biznes real/te drejte me te.
Ndersa ne kete menyre do e marrin qyl, ose ne kushte disfavorizuese per pronarin(pa dokumenta).
Dhe tjetra, askush nuk do mesoje kush eshte pronari dhe nga vijne ato para. Ashtu si ne kullat e Tiranes apo resortet bregdetare.
Padyshim, dikush mund të bëjë edhe ortakëri të vogla, por këto do të mbeten sërish ne kuadër te shërbimeve modeste dhe nuk sjellin atë “turizmin zviceran” qe promovon e pret qeveria.
Dhe e fundit: Përse qeveria dhe parlamenti u hyjnë këtyre andrallave? Përse nuk u njohin pronesinë e tokës atyre që janë pronarë “de fakto”? Përse, me të njëjtat kritere që u jep lejen e ndërtimit dhe pronësinë mbi objektin e ndërtuar, nuk i njeh pronësinē mbi tokën?
Shteti t’i japë tapinë, të nvestoje në rrugë, energji e ujë dhe të tjerat i rregullon ekonomia e tregut.
P.S: Thjeshte një parashikim është ky. Bën vaki dhe nuk del.


