Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi është takuar sot me Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Lambrini Komini
Lajmin e bën me dije vetë kryeparlamentari shqiptar, Peleshi, i cili shkruan në rrjetet sociale:
🏛️🇦🇱Kuvendi i Shqipërisë | Me Ambasadoren e Greqisë, Lambrini Komini, mbi forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar e institucional.
🇦🇱🇬🇷 Mbështetja e Greqisë për integrimin europian të Shqipërisë është me rëndësi të veçantë, veçanërisht në prag të Presidencës Greke të Bashkimit Europian në gjysmën e dytë të vitit 2027.
Minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi mbeten ura të forta miqësie mes dy popujve tanë. Me besim dhe respekt të ndërsjellë, do të vijojmë të forcojmë partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve tanë dhe të së ardhmes europiane të rajonit.

