4 korriku nuk është thjesht festa kombëtare e Shteteve te Bashkuara. Deklarata e pavarësisë është një ngjarje që ka ndryshuar historinë dhe nje referencë edhe sot e kësaj dite në perpjekjen e kombeve.
Kurorëzuan lirinë qytetarët dhe vendosën të jetojnë sipas vullnetit të tyre, jo siç donte një mbret mijëra milje larg. E njëjta gjë me revolucionin francez. Edhe ata kufizuan pushtetin absolut të mbretit dhe fituan të drejta e liri që nuk njiheshin deri atëherë. Zhvillime që janë kthyer në gurë themeli për Europën e perëndimin.
4 korriku i 2026 i gjen shqiptarët duke kërkuar në shesh fundin e një sundimi, të një autokrati të korruptuar dhe arrogant.
Si mbreti anglez asokohe, edhe ky mendon se Shqipëria është pronë e tij dhe mund të bëjë çtë dojë. Nuk njeh kufizime. Kontrollon drejtësinë. Parlamentin e sheh si një zyrë noteriale dhe drejton mediat kryesore në vend, me propagandë e censurë kudo.
Por njerëzit janë ngritur. Kërkojnë ndryshim. Ata janë sot 4 korriku i lirisë dhe i të drejtave. Ndërsa Edi Rama qëndron pas një lufte të neveritshme ndaj protestuesve, duke sulur ushtrinë e patronazhistëve dhe profileve fallso.
Pa harruar çizmen dhe shkopin e gomës së policisë.
Ajo që ka lindur në shesh është shumë e madhe. Atë nuk e kontrollojnë e nuk e kthejnë dot mbrapsht as vetë organizatorët, dhe aq më pak Edi Rama.
Sot me 4 korrik, do dalë dhe me qartë ndryshimi mes qytetarëve që luftojnë për liri e të drejta, dhe despotit të korruptuar deri në palcë!

