Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me pensionistët pasi nisi edhe shpërndarja e bonusit i cili u lajmërua para 2 ditësh nga Ministria e Ekonomisë.
Gjatë takimit të tij, Rama theksoi se bonusi për pensionistët vjen nga taksat që arka e shtetit ka përfituar nga rritja e çmimit të naftës për shkak të luftës.
“Vendosëm dhe që ju tanimë po e prekni për rritjen e përvitshme të pensioneve, por edhe duke iu qëndruar pranë kur ekonomia na jep mundësi. Dhe ka një që ne për shembull nuk e parashikuam, rritja e të ardhurave nga rritja e çmimit të naftës. Kështu që të gjithë atë taksë që përfituam nga rritja e çmimit të naftës nga lufta do ta merrni ju. Edhe ata që u ankuan që u rrit çmimi, të ndjehen mirë se kanë kontribuar. Kush përdor makinë ndot, pensionistët nuk ndosin, është gjëja më e natyrshme që të jetë dhe ajo e ardhur. Pra asnjë euro i është shtuar buxhetit nga të ardhurat pre çmimit të naftës, nuk është mbajtur, por është pjesë e bonusit. E njëjta gjë për parashikimin në rritjen e të ardhurave në tërësi, të cilat sot janë pjesë e këtij bonusi, nuk janë vetëm pensionistët, por dhe personat me aftësi të kufizuara. Ju ka takuar më parë, por mundësitë nuk na kanë lejuar”, tha Rama.
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
Leave a comment
Leave a comment

