Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat para godinës së SPAK deklaroi se, spanjollët kishin sjellë dosjen e plotë për takimin e Arubës, por Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve!
Berisha: Por sot unë dua të informoj shqiptarët se çfarë mercenarësh të pushtetit ka kjo ndërtesë.
Prej 3 vitesh, shqiptarët dëgjojnë dhe kanë dëgjuar takimin famëzi në Aruba të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare me bosët e karteleve të drogës.
Prania e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba është konfirmuar nga gazetari investigativ, ndër më seriozët, i Italisë.
Është konfirmuar nga mediat dhe kjo dihet universalisht.
Aruba është damka më e zezë, është dëshmia më flagrante e narkoshtetit shqiptar, e bashkëpunimit të ngushtë të Edi Ramës me kartelet e drogës.
Tani, çfarë ndodh këto ditë?
Këto ditë, autoritetet spanjolle, dhe jo vetëm ato, kanë sjellë dosjen e plotë, se këtu nuk bëhet asnjë hetim.
Jo, jo, e ndaluar po të jetë për qeverinë.
Pra, sollën dosjen e plotë dhe tani Altin Troplini Rama, vërini çdo mbiemër se i meriton, nxjerr me të drejtë emrat e biznesmenëve të implikuar, por jo të qeveritarëve.
Shikoni se sa të pafytyrë janë.
Shikoni se si këta mbrojnë kriminelët në zyrat më të larta të shtetit.
A ka njeri që nuk e di sot se në çarterin për në Aruba shkuan qeveritarët?
Kush ishin ata?
Asnjëri nuk e thotë se kush ishin.
Dhe ky është Altin Troplini që e fsheh.
Ky është hetimi i tij.
Por unë e garantoj se në këtë mënyrë ai do konsiderohet bashkëpunëtor me klanin Aruba.
A mund t’i fshihet një populli zyrtari kriminel që fluturon nga Tirana në Aruba, që bën marrëveshje për thithjen e parave të drogës, ndërtimin e Malit të Tiranës dhe thuhet edhe në zona të tjera?
Dhe tani dalin emrat e biznesmenëve që kanë shkuar, por nuk dalin emrat e qeveritarëve që shkuan dhe firmosën marrëveshje.
Se mafia nuk firmos, i ka kodet e fshehta.
Tani Omertën e zbaton Altin Troplini.
Faqezi i them.
Ke detyrime ndaj shqiptarëve.
Se tani do t’u thuash se është punë sekreti.
Në qoftë se ti kursen dhe nuk u thua shqiptarëve se Edi Rama i dërgoi ata në Aruba dhe kush janë ata, cilët janë ata.
Dhe se qeveritarët në Aruba kanë shkuar, kjo është 100 përqind e sigurt.
Janë të gjitha burimet.
Shumë mirë që vepron ndaj biznesmenëve apo trafikantëve që ishin në takim, por koka e Meduzës së takimit është Edi Rama dhe lejtnantët e tij që shkuan në Aruba.
A ishte Engjëll Agaçi, a ishte vetë Rama, a ishte Olsi Rama, se thotë aty diku Rama i gjatë, ata dy Ramat në dosje janë të shkurtër më thonë.
Mua më thonë se janë të shkurtër të dy, dhe mbetet që Rama i gjatë më thonë të jetë ose Edi ose Olsi.
Po nuk mund të them se është as Edi, as Olsi.
Atë që mund të them me siguri me 100 përqind që qeveritarët kanë shkuar nga Tirana në Aruba.
Dhe se ky është problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë.
Po këta janë njëlloj me qeveritarët, nuk thonë emrat, fshehin emrat.
A nuk është ky një krim i vërtetë?
A nuk është kjo një fyerje, një përçmim për çdo qytetar të këtij vendi që nuk mund të dijë se cili është qeveritari që shkon dhe bën marrëveshje me paratë e krimit?
Turpi i mbuloftë!

