Në ditën e 10-të të Protestës ka nisur të peshojë gara e mikrofonit. Madje regji anësore testojnë agjendat e tyre. Hedhin ide sikur i përkasin udhëheqjes së turmës. Sikur janë dakortësi e sheshit.
Kush i pyeti?!
Kush foli?
Kush kuvendoi?!
Kush shtroi debat?
Kush voli diskutim?
Kush shënoi rezultat?!
Kush modeloi ndryshim?!
Kush ofroi mungesën?!
Kush bashkoi ndarjet?!
Kush arnoi përçarjet?!
Kush draftoi ofertë?!
Kush mati sinore lindje perëndim?
Kush u kujdes mos rrëshkasë në ngjyrim besimi?!
Kush vesh kostum ambasadash?!
Lideri i protestës pëshpërisin disa?!
U zgjodh?
U emërua?
U caktua?!
Asnjëra!!
Po si mund të jetë një lider, në një shesh me anarki idesh, bindjesh, nga ekstremi i majtë në të djathtë, liberalë, marksistë e komunistë, konservatorë, e shoqata ylbere?!
Mos e teproni!
Ka komunistë të rinj shpërndarësh fletushkash
Hedhin trakte kundër të djathtëve, të rinjve, me emra e me postera rrugëve!
Ata duhen marrë të pandehur bashkë me drejtuesin e tyre. Duhen shpallur urgjent të paligjshëm.
Shoqëria civile në protestë. Shumë mirë!
Po më gjeni një ojq të djathtë që merr projekt brenda e jashtë vendit nga viti 2013?!
Zero
Ani. Prapë mirë se janë protestues. Duhet. Paçka se ata nuk e nsihin kahun e ecjes pa një sugjerim bordi.
Tani ka shenja se po shtrojnë tapete pa shtruar rrugë! Thashethemet po enërojnë shumicën dhe pakicën. Po caktojnë pushtetet dhe opozitën. Ky është prodhim i ri autokrat e në mos më keq, apo një dreq i zëvëndësuar me shejtanin.
Ndërkohë janë bërë nja 2 miliardë euro qoka nga Rama në 10 ditë të protestë. por “liderit” të Protestës si ka zënë shteg akti dhe fakti.
Këtu nis përdorja
Privatizimi
Teprimi
Dhe vijmë te Zvërneci i harruar!
Gjithë ethet e kërkesave nisin me këtë qeveri të larguar.
Më pas një qeveri gaditëse e zgjedhjeve dhe prerëse e urave politikë-pushtet-mafie për disa muaj. E domosdoshme. Garanci absolute vote. Jo vendime jakobine në livadh.
Pastaj zgjedhje
Nëse pranojnë kurthin e Ranës për zgjedhje të parajëkohëshme me qerasje kërkesash ndaj “liderve” të serës së protestës, atëherë jrmi në një natë qershish, kur në mëngjes nisin të hahen me etiketën kjo nuk është lagur….
Kujdes. Shpesh nisemi me enë urie për tu dendur me demokraci dhe kthehemi me enë të mbushur veshje-bukur me skllavëri..Na ka ndodhur një herë. Zgjati gjysëm shekulli. Dhe ambasadat ishin aty. Thjesht duke bërë sehir se si ne u çmendëm. Nuk bëzajtën hiç.
Mos lajthisim njëlloj si Rama. Se vdes kombi. Lideri i protestës është Liria jo Regjia..!
Basir Çollaku/ Lideri i Protestës është Liria jo Regjia
Leave a comment
Leave a comment

